Our website uses cookies
Cookies make it possible for you to place an order on our website and they help us make the website more user-friendly. Our website is fully functional only when you allow cookies.
x

Librat e rregjistruar këtu janë gati për t’u dërguar nga zyrat tona në Greqi. Materiale plotësuese mund të jenë të disponueshme për t’u dërguar nga Viena. Të gjitha materialet janë në disponueshmëri. Duke bërë një porosi për literaturë, ju keni rënë dakord me Termat dhe Kushtet tona.

Bibla

Bibla është historia e dashurisë së Perëndisë për njerëzimin. Ajo është një histori e shtrirë në mijëra vite dhe ende e vërtetë sot, ashtu siç ishte dy mijë vjet më parë. Ky përkthim modern i Fjalës së Perëndisë e bën Biblën më të lehtë në qasjen ndaj lexuesit të sotëm, i cili do të mësojë për mëshirën e Perëndisë dhe për planin e Tij të përjetshëm, për të kthyer tek Ai fëmijët e humbur prej kohësh.

Porosite tani

Bibla për të rinj

Bibla për të rinj është një botim me ilustrime i Fjalës së Perëndisë, e ideuar në mënyrë specifike për fëmijët më të rritur dhe adoleshentët. Ajo ndihmon për të mbushur boshllëkun mes Biblave për fëmijë me parafraza të thjeshta të historive në Bibël, për ta  bërë më të lehtë të kuptuarit për fëmijët e kësaj moshe. Ajo përmban një përzgjedhje të historive nga Dhiata e Vjetër dhe e Re, secila prej tyre përmban një tekst biblik, një hyrje/ koment të shkurtër, dhe disa pyetje për diskutim. Ilustrimi i pasur dhe i gjallë e bën të lexuarin e Biblës për të rinj një eksperiencë vërtetë interesante.

Autorët: Scott Hayes dhe Lynn Camp
Porosite tani

ALCB5.2015.cover_ 336x442

Bibla për fëmijë

E ilustruar bukur, Bibla për fëmijë përmban një përzgjedhje të historive të Dhiatës së Vjetër dhe të Re, e shkruar për moshat 7-10 vjeç. Ajo është një libër i mrekullueshëm që inkurajon fëmijët të eksplorojnë vetë në Bibël.

Autor: Dr. Michael C. Armour
Porosite tani

Christian Home

Familja e krishterë

Bazuar në psikologjinë e krishtere dhe në Bibël, libri zbulon sekretet e martesës sipas planit të Perëndisë. Libri prek aspektet kryesore të martesës, marëdhëniet martesore dhe jetën familjare, duke e pajisur lexuesin me njohuri për ndërtimin e një familje të krishtere, të shëndoshë e të lumtur.

Autor: Carl Mitchell
Porosite tani

Newcomer's Guide (cover) AL

Një udhërrëfyes për fillestarët në Bibël

Për shkak të përmbajtjes, qartësisë dhe ndikimit të saj, Bibla është libri më i shitur i të gjitha kohërave. Udhërrëfyesi për fillestarët në Bibël është një shoqërues themelor i Biblës, i ideuar për të gjithë lexuesit, veçanërisht për ata që sapo i janë futur studimit të saj. Me një stil të drejtpërdrejtë dhe panoramik, Michael Armour na ndihmon të shohim një perspektivë të përgjithshme të Biblës, që ajo të shihet jo si një koleksion udhëzimesh morale, por si histori e pabesueshme e Perëndisë dhe njerëzve të Tij.

Autor: Dr. Michael C. Armour
Porosite tani

Newcomer's Guide Workbook (cover) AL

Një udhërrëfyes për fillestarët në Bibël: Fleta e punës

Fleta e punës është një manual shtesë i udhërrëfyesit për fillestarët në Bibël. E pajisur me ushtrime praktike, pyetje dhe lojëra me pyetje dhe përgjigje, ajo do t’ju ndihmojë të eksploroni vetë në Bibël, dhe ndërsa mendoni pyetje të rëndësishme, ajo do t’ju japë ju një mundësi të bini në dashuri me Fjalën e Perëndisë. Manuali është i dobishëm për studim individual si dhe për studimin e Biblës në grup.

Autor: Dr. Michael C. Armour
Porosite tani